E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.31, DATË 20.1.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M


PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.31, DATë 20.1.2001, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në fjalinë e parë, të pikës 4, të vendimit nr.31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “... çdo vit, me ritmet e rritjes së pagës minimale, në shkallë vendi, por masa e indeksuar e pagesës të mos jetë më shumë se masa e pensionit minimal në qytet, në shkallë vendi ...” zëvëndësohen me “... me indeksin e çmimeve të konsumit ...”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


23/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›