Shkollat duhet të shndërrohen në qendra të edukimit të komuniteteve

Duke konsideruar modelin estonez të përdorimit të teknologjisë së informacionit në masë të gjerë si një sukses të arritshëm, Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, theksoi se duhet të bëhen përpjekjet maksimale nga institucionet përkatëse, të mbështetura edhe nga qeveria, për edukimin në tërësi të qytetarëve lidhur me përdorimin e IT.
Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit shqyrtimin e mundësive për ndërmarrjen e kurseve të gjera lidhur me përdorimin e internetit dhe kompjuterit në të katër anët e vendit. “Duhet të pararendim me çdo kusht me edukimin, duke i shndërruar shkollat në qendra të edukimit të komuniteteve. Të punojmë në këto muaj për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për edukimin e popullatës.”, u shpreh Kryeministri.