E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me projektin e kompanisë zvicerane Stadler

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësues të kompanisë zvicerane Stadler. Kryeministri u njoh me projektin pilot të kesaj kompanie për marrjen me konçension të segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës, me zgjatim në aeroportin “Nënë Tereza”, portin e  Durrësit dhe në Golem.

Projekti përfshin rikonstruksionin e segmentit hekurudhor, vendosjen e trenave modernë dhe të shpejtë për transportin e pasagjerëve dhe mallrave si dhe menaxhimin e këtij segmenti.

Kompania Stadler ka vendosur të shtrijë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri, nisur nga ndryshimet rrënjësore, të kryera në drejtim të krjimit të një klime shumë tërheqëse për investime dhe me shkallë të lartë sigurie.

Kryeministri i falenderoi përfaqësuesit e Kompanisë Stadler për vendimin për të investuar në Shqipëri dhe u garantoi mbështetje pa rezerva për implementimin e këtij projekti konform ligjeve dhe rregullave në fuqi. Kryeministri Berisha premtoi transparencë dhe profesionalizëm në vlerësimin e ofertave konçensionare.

“Stadler” është një kompani lider në botë për prodhimin e trenave modernë , të të gjitha llojeve dhe për të gjitha sistemet e hekurudhave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›