E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Në pesë muaj do të decentralizohen 500 mijë hektarë pyje dhe kullota

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha përgëzoi Ministrinë  e Mjedisit, për paraqitjen e një serie tjetër vendimesh për decentralizimin e kullotave dhe pyjeve.

Kryeministri informoi se është parashikuar që në një hark kohor pesë mujor të decentralizohen mbi 500 mijë hektarë pyje dhe kullota, duke i kaluar ato  në pronësi të komunave dhe bashkive të vendit. Kryeministri e vlerësoi këtë veprim të domosdoshëm për zhvillimin, shfrytëzimin dhe konservimin  e këtyre hapësirave.

“Kam kënaqësinë të konstatoj se sot ministria e mjedisit e pyjeve, ujërave ka sjell edhe në këtë mbledhje një seri vendimesh për decentralizmin e kullotave dhe pyjeve. Ne jemi të vendosur që në harkun kohor pesë mujor të decentralizojmë mbi 500 mijë hektarë pyje dhe kullota, ti kalojmë ato në pronësi dhe dispozicion të komunave dhe bashkive të vendit. Si një veprim i domosdoshëm për zhvillimin, për zhvillimin, shfrytëzimin dhe konservimin e tyre.

Ministria ka përgatitur edhe udhëzuesit përkatës për detyrimet që rrjedhin për autoritetet vendore në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e tyre.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›