Kryeministri Berisha: Strategjia sektoriale e financave publike, performancë serioze financiare
Kryeministri Berisha veçoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vendimin për miratimin e strategjisë sektoriale të financave publike, e cila vjen pas diskutimeve të gjera të bëra në komitetin e planifikimit të Integruar strategjik.
Kryeministri theksoi se strategjia në fjalë bazohet mbi një performancë serioze financiare dhe shpreh një optimizëm real.
“Miratojmë sot edhe strategjinë sektoriale të financave publike, edhe kjo një strategji që vjen pas diskutimeve të gjera të bëra në Komitetin e planifikimit të integruar strategjik, strategji e cila shpreh një optimizëm real dhe bazohet mbi një performancë serioze financiare.” tha Kryeministri