E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata urdhëron Përmbarimin: Dëmshpërbleni Agim Shehun

Vendimi Ish-gjenerali ka fituar 12 milionë lekë nga pagat e vitit 1997-2008

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Përmbarimin të ekzekutojë vendimin që dëmshpërblen financiarisht ish-gjeneralin Agim Shehu në dëm të Ministrisë së Brendshme. Gjyqtari Artan Zeneli ka lëshuar disa ditë më parë urdhrin për Përmbarimin, që ta ekzekutojë këtë vendim dhe ta “detyrojë” ministrinë t’i kthejë Agim Shehut shumën prej 12 milionë lekësh, ndërsa ministria duhet të paguajë te sigurimet shoqërore 3 milionë lekë dhe 1.6 milionë lekë duhet të shkojnë në Drejtorinë e Tatimeve, si tatim mbi të ardhurat. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit numër 1423, datë 26.02.2010, e cila ka marrë formë të prerë në datën 13 mars 2010. Ai pretendonte se kjo kërkesë është e drejtë dhe duhet pranuar, pasi gjykata ka vendosur: Detyrimin e të paditurit; Ministra e Brendshme t’i paguajë paditësit shumën prej 12136144 lekë; detyrimin e ministrisë të paguajë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore shumën prej 3062642 lekë dhe detyrimin Ministrisë së Brendshme të paguajë në Drejtorinë e Tatimeve, si tatim mbi të ardhurat, 1697568 lekë. Gjykata e Tiranës vendosi që të njohë si kohë pune dhe shërbimi kohën nga data 30.06.1997, deri më datë 27.11.2008. Ndërsa rrëzoi kërkesë-padinë për pjesën e përfitimeve pasurore dhe kohën e punës dhe shërbimit për periudhën nga data 27.11.2008 e në vazhdim. Togat e zeza pushuan kërkesën për sa i përket dhënies së gradës “Drejtues i Parë”. Përfundimisht Gjykata e Tiranës vendosi se “ky vendim ka marrë formë të prerë. Ai është kthyer në titull ekzekutiv dhe si i tillë duhet zbatuar”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›