Vaksina heroinës funksionon te minjtë
Studiuesit kanë testuar me sukses te minjtë, atë që do të jetë shpëtimi nga dipendenca e Heroinës. Vaksina pritet të shpëtojë miliona përdorues të Heroinës nga dipendenca.
Studimi i ri ka arritur të eleminojë me sukses dhimbjet fizike të shkaktuara nga lënia e Heroinës dhe dipendencën psikologjike.
Një vaksinë për Heroinën është tentuar të sintetizohet që prej viti 1974 por pa sukses deri tani, duke qënë se Heroina ndryshe nga drogat e tjera metabolizohet në shumë substanca që kanë të gjitha efekte psikoaktive.
Studiuesit krijuan një vkasinë “kokteil”, e cila neutralizonë efektet e të gjitha substancave që metabolizohen prej Heroinës. Studimi është specifik vetëm për Heroinën dhe jo për substancat e tjera me bazë Opiumi.
(a.h/BalkanWeb)