E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëflijohen tre persona, mes tyre një fëmijë

Policia e Tiranës ka shënuar tre të vdekur gjatë 48 orëve të fundit, qe i kanë dhënë fund jetës për shkak të problemeve familjare.

Burimet policore thane se rasti më i rëndë bën fjalë për një 11-vjecar, i cili është vetëvarur në banesën e tij në Petrelë të Tiranës, ndërkohë që tri rastet e tjera janë shënuar gjatë të enjtes.

11-vjecari, ishte gjetur pa jetë me litar në qafë nga të afërmit e tij në ambientet e banesës private. Policia ka marrë në pyetje familjarët e të miturit, të cilët nuk kanë ditur të shpjegojnë, pse ai kishte ndërmarrë një akt të tillë fatal.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se i mituri nuk kishte shenja dhune, por, sipas policisë, për ndërmarrjen e këtij akti ka ndikuar depresioni prej kushteve të këqija ekonomike. Ndërsa dy ditë më parë, policia ka regjistruar vetëvrasjen e një tjetër personi, me banim te Fusha e Aviacionit, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Gjendja e keqe ekonomike dhe mungesa e mundësisë për të shlyer borxhet e marra, e ka detyruar Adem  Hazmedarin t‘i japë fund jetës. Rasti tjetër i vetëvrasjes është shënuar në Kamzë.

Në kushtet e depresionit, është vetëhelmuar me fostoksinë edhe Artila Kodheli, 19 vjec. Familjarët, të cilët kanë mbërritur në banesë, kanë gjetur adoleshenten duke dhënë shpirt dhe me gjithë ndihmën e parë, ajo ka ndërruar jetë në duart e tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›