E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaksinohen filipinaset e Sandrit dhe FevziutNga Antena brenda familjesU bënë mbi dy vjet që Sandri dhe Fevziu kanë shërbëtore filipinase në shtëpi. Janë gra punëtore, kokulura dhe pa llafe. S’kanë shumë pretendime as për pagesë dhe as për kushte, meg

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vaksinohen filipinaset e Sandrit dhe FevziutNga Antena brenda familjes

U bënë mbi dy vjet që Sandri dhe Fevziu kanë shërbëtore filipinase në shtëpi. Janë gra punëtore, kokulura dhe pa llafe. S’kanë shumë pretendime as për pagesë dhe as për kushte, megjithëse ato nuk u mungojnë. Deri dje çdo gjë shkonte vaj, kur ia behu lajmi i parë se 3 nga 4 të sëmurët me grip derri në Shqipëri janë shtetas filipinas. Alarmi i Sandrit ishte i paparë. Thirri me urgjencë filipinasen e vet dhe donte ta pyeste si ishte me gripin. Meqë nuk merreshin vesh në ndonjë gjuhë, filloi t’ia bëjë me shenja. Merrte shaminë, shfrynte hundët, kollitej dhe i thoshte filipinases, OK, OK, a je OK?

- OK, OK, - thoshte filipinasja gjysmë e qeshur, ngaqë nuk mbante dot gazin.

- Se kanë dalë ca filipinas me grip derri këtu dhe kam merak mos e keni si racë që u zë shpejt.

- OK, OK, - thoshte filipinasja, dhe tundte kokën.

Sandri vazhdoi të ngrejë zërin.

- Se dhe gripi i derrit na duhet tani, të na i lërë gjithë punët në mes. Ruhu se do na bësh kiametin.

- OK, OK, - i thoshte filipinasja dhe sa pushoi Sandri, vrapoi te sirtari, mori disa pako facoletash dhe ia zgjati.

- ǒështë kjo debile që më ka gjet ky Zamiri, unë i them kujdes mos të zërë gripi, kjo kujton se i kërkova facoleta.

- No, no, facoleta. Kujdes, gripi, OK? Filipinasit me grip, OK..., - i bërtiste.

- Aha, OK, unë filipinase, po, po, - thoshte gruaja filipinase, e hutuar se ç’donte Sandri.

I xhindosur që s’po merrej vesh me të, thirri në telefon Fevziun.

- Ore ti, si e ke këtë filipinasen, mos e ka zënë gjë gripi, se dëgjova tre filipinas që kishin ardh në Shqipëri, ishin me grip derri?

- Ja ta pyes, - tha Fevziu. - Mirë duket kështu. E pyeti filipinasen e vet dhe i tha që ishte mirë.

- Mirë është Sandër, ça halli ke?

- I thuaj ta pyesë pak dhe këtë timen, se janë shoqe dhe i tregojnë njëra-tjetrës dhe më thuaj.

Pas pak i raportoi se dhe ajo mirë është.

- Por problemi është ndryshe, - tha Fevziu. – Ka dhënë urdhër kjo Godo të ekzaminohen gjithë shtetasit filipinas që janë në Shqipëri për gripin, por ne i kemi pa letra këto...

- Kush e çan k... për letra për këto mo burrë, sikur i kemi marrë për t’i shitur, për punë i kemi. As mos e rruaj për atë, po deshe i çoj unë të tria bashkë për vaksina. I them i kam teknike pulti nga Filipinet, se janë të zonjat.

- Nejse, do na bësh nder, se kush rri dëgjon fjalë tani që “mbajnë dhe emigrantë klandestinë në shtëpi.”

- Ore, ti qenke trap fare, këtu po bëjmë qeveri ilegale, ti thua klandestinë ilegalë. Kam hall si të kalojë kjo punë e gripit, pa nuk e rruaj fare për atë.

- Po ç’e ke marrë me kaq frikë o burrë, ne bëmë dhe vaksina.

- Po, për ne OK, por kam hall se po u sëmurën këto filipinaset, nuk lëvizim dot të shtunave, kur të ikim te doktori, se s’ka kush na mban fëmijët. Ndaj kam frikë, se ai nuk na tregon as gjatë javës ku është. Sa ta marrim vesh ne deri të shtunën, duhet të nisemi me ngut.

- Mirë vëlla, bëj si të duash, vetëm na i vaksino dhe këto, të jemi rehat, - i tha Fevziu.

Pas kësaj Sandri filloi punën. Mori në fillim Bujar Nishanin.

- Bujaro, ç’kemi figurë? ǒbëhet ndonjë gjë?

- Asgjë, - tha Bujari. - Aman se mos të duhet prapë ai helikopteri, se më bëri për një lek doktori.

- Pse mo burrë, për ne të bërtiti?

- Jo për ju, jo, për Blushin. Më akuzoi që jam agjent i Edi Ramës. “Ke hipur Blushin në helikopter të policisë, - tha, - që ta përdorë Rama kundër tij. Do të mbrosh Ramën”, - më tha. Më morët më qafë.

- Hajt o burrë se Blushi dhe ashtu nuk fiton, mos u mërzit, s’e ke ti fajin. A po përpiqemi ne, a s’po përpiqet njeri, po nuk e duan aty o burrë, ç’t’i bësh. Dëgjo pse të mora. Kemi nja tri filipinase unë, Fevziu dhe një miku im, po deshe na i regjistro pak se do t’u bëjmë vaksinat.

- Po si t’i regjistroj, kanë letra ato?

- Po ç’letra o të kenë ato, shkruaj një emër filipinas kot, bëju nga një foto dhe na e jep se për vaksinat e gripit na duhen.

- Sandër, me sa di unë dhjetë mijë vaksina do vijnë, dhe do ketë prioritet për ato...?

- E di mo e di, po pjesën time dhe të Fevziut do ta marrin ato, se ne e kemi bërë vaksinën për vete. Por ngaqë shkojmë të shtunave me doktorin, thashë t’i vaksinojmë dhe këto, se na sëmuren dhe na ngjisin gripin.

- Patjetër, - i tha Nishani. - Dhe sqarojeni atë doktorin që s’e kisha unë fajin për Blushin, po ma dhatë ju.

- Mos çaj kokë o burrë, se i themi ne, gjithmonë i flasim mirë për ty dhe ai ka respekt. Fli i qetë se i flasim ne, vetëm na rregullo këto letrat ti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›