E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i vitit që vjen, rrudhen investimet, rriten financimet për deficitin dhe borxhinNga TemaBuxheti i vitit që vjen, rrudhen investimet, rriten financimet për deficitin dhe borxhin Buxheti i vitit të ardhshëm, i cili ka nisur të hartohet nga M

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Buxheti i vitit që vjen, rrudhen investimet, rriten financimet për deficitin dhe borxhinNga Tema

Buxheti i vitit që vjen, rrudhen investimet, rriten financimet për deficitin dhe borxhin

Buxheti i vitit të ardhshëm, i cili ka nisur të hartohet nga Ministria e Financave, parashikon që më shumë se 40% të investimeve të shkojnë në projekte të nisura këtë vit, në një kohë që investimet pritet të jenë me rreth 150 milionë euro më të vogla sesa këtë vit. Ministria e Financave po përpiqet të harmonizojë kërkesat e planit buxhetor afatmesëm me mundësitë reale të buxhetit të vitit që vjen dhe sipas vlerësimeve të deritanishme ajo do të jetë e detyruar që një pjesë të mirë të projekteve të nisura këtë vit të mos i financojë plotësisht, por t’i çojë ato deri në vitin 2011. Niveli i deficitit do të jetë një sfidë e re për vitin që vjen dhe ministria po parashikon një financim të konsiderueshëm të tij, në mënyrë që ai të mos kthehet në problem që bart rrezik për ekonominë, pasi këtë vit ai është duke u përkeqësuar dukshëm. Niveli total i investimeve mund të shkojë deri në 800 milionë dollarë, ndonëse ende nuk ka një përcaktim të saktë, pasi ende nuk është vendosur se si do të veprohet me pagat dhe pensionet. Me sa duket, qeveria shqiptare nuk ka vendosur ende, nëse do të vazhdojë të rrisë pagat dhe pensionet, siç ka bërë gjatë këtyre katër viteve apo viti 2010 do të jetë viti i parë, kur pagat dhe pensionet nuk do të rriten. Të dhënat bëjnë me dije se Ministria e Financave është më konservative në lidhje me buxhetin dhe kërkon që vitin që vjen pagat dhe pensionet të mos rriten, duke thënë se Banka Botërore e ka kërkuar këtë prej dy vitesh, por edhe për shkak të faktit se ekonomia është ngadalësuar dukshëm. Dhjetëra projekte në infrastrukturë dhe nevojat e mëdha për investime në shëndetësi sidomos po kushtëzojnë financimin e të gjitha projekteve të nisura duke bërë që ato të financohen vetëm në një pjesë të tyre për të vazhduar më pas gjatë vitit që vjen. Specialistë të Ministrisë së Financave janë vënë në vështirësi të parashikimit të nivelit të të ardhurave, për shkak të paqartësisë së madhe që ekziston mbi nivelin e pritshëm të rritjes ekonomike vjetore. Parashikimet e deritanishme tregojnë për një ngadalësim të rritjes, ndërkohë që FMN ka parashikuar situatë edhe më të vështirë. Niveli i borxhit publik është i lartë dhe kjo duket se do të marrë një pjesë të rëndësishme të vëmendjes e për pasojë edhe të financimeve të vitit që vjen. Vështirësia është e qartë dhe ajo ka bëjë me ngadalësimin e ekonomisë dhe me deficitin buxhetor të shfaqur këtë vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›