E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komunat, tre javë të izoluara

16/02/2005  KUKES - Pas reshjeve të shiut, që përfshinë zonën verilindore, gjatë dy ditëve të fundit, mëngjesin e djeshëm, kanë rinisur reshje të dendura të borës. Kjo situatë ka penguar lëvizjen e automjeteve.

"Për parandalimin e aksidenteve janë përforcuar shërbimet policore, veçanërisht në rrugët Kukës-Qafë Mali e Kukës-Morinë", thanë burime zyrtare të policisë lokale.

Bëhet e ditur se në zonat malore të Kukësit, bora ka krijuar një shtresë të re mbi 20 centimetra. Reshjet e borës janë shqetësuese veçanërisht për banorët e komunave të Arrnit, Kalisit e Grykë Çajës, që vazhdojnë të jenë të izoluara prej më shumë se 3 javësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›