E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 4, ende i mundshëm për Liverpoolin

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard thotë se ekipi i tij ende nuk i ka humbur shpresat që të përfundojë në Top 4.

Përkundër humbjes 2:1 nga Arsenali dhe mbetjes 10 pikë prapa tij, mesfushori anglez thekson se Reds do të provojnë deri në fund për ta kapur pozitën e katërt, që qon në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi ende shumë pikë në lojë, por duhet të ndryshojmë. Mirëpo, kjo do të thotë se ne duhet të marrim më shumë pikë, nga tash e deri kah gjysma e majit, nëse dëshirojmë të jemi në Top 4”, u shpreh legjenda e Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›