E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po rikthehet Kaka i Milanit

Paraqitja fantastike ndaj Espanyolit e ka rikthyer optimizmin tek Ricardo Kakà.

Ylli brazilian i Real Madridit e ka dhënë një deklaratë, e cila flet vetë se sa e ka rikthyer vetëbesimin ish futbollisti i Milanit, i cili konsiderohej si dështim në Santiago Bernabeu.

“Kisha nevojë që të përshtatesha në qendër, prapa sulmit. Jam i lumtur për nivelin personal që e kam arritur dhe ndiej se po kthehem të luaj siç luaja kur isha në Milan”, deklaroi përfaqësuesi brazilian, i cili shënoi gol ndaj Espanyolit dhe dha një asistim, në fitoren bindëse 5:0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›