Muller: Rastet e humbura na kushtojnë me titull

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller mendon se rastet e shumta të humbura në ndeshjet e fundit mund t’i kushtojnë me titull ekipit të tij.
Bavarezët humbën në fundjavë 2:0 nga Bayer Leverkuseni, duke iu zbehur kështu gjasat për ta fituar titullin e kampionit, tek i cili tash më afër është Borussia Dortmundi.
“Ndodh shpesh në futboll: nëse i shpërdoron rastet, mbetesh duarthatë. Nuk është vetëm një fat i keq, por është dështim, po ashtu. Këtë sezon, unë kam shënuar pak gola, për rastet që kisha”, theksoi mesfushori gjerman, i cili e lavdëroi kryesuesin Dortmund.