E Shtunë, 31 Tetor 2026

City, 45 milionë për Dani Alves

Dani Alves është bërë objektiv i Manchester Cityt. Mediat britanike njoftojnë se klubi anglez do të insistojë gjatë verës që ta bind Barcelonën, që ta lëshojë mbrojtësin e djathtë brazilian.

Edhe pse e ka vazhduar kontratën me gjigantin katalunas, futbollisti brazilian mund të transferohet në Premierligë gjatë verës, pasi që trajneri Roberto Mancini është i impresionuar me aftësitë e tij.

Për ta bindur kampionin evropian dhe spanjoll, ‘Citizens’ kanë bërë gati 45 milionë euro. Më parë, interesim për Alvesin kishte shfaqur edhe Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›