Beograd, gjendet i vdekur aktori shqiptar Bekim Fehmiu
Lajmin e ka konfirmuar për mediat edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, sipas të cilit bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi Fehmiu është vetëqëlluar me armën e regjistruar me emrin e tij.
Bekim Fehmiu u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd, në vitet 1956-1960, me leksionet e profesorit Mate Millosheviç. Fehmiu e arriti famën me filmin “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petroviçit, në vitin 1967.
Karrierën e ka zhvilluar jashtë, sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino de Laurentis. Fehmiu ka bashkëpunuar edhe me Xhon Hjustonin, Ava Gardnerin, Sharl Aznavurin, etj.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare. Aktori Bekim Fehmiu ka fituar shumë çmime, mes tjerash edhe “Arenën e Artë” në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roy”.
Fehmiu qenë i martuar me Branka Petriçin, me të cilën ka pasur dy djem, Hedonin dhe Uliksin. Në prill të vitit 2001 ai botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985.