Bundesliga Shalke mberrin Bajernin fiton me Shtutgartin
Shalke arriti Bajernin e Mynihut në krye të Bundesligës gjermane, pasi fitoi 3-1 në fushën e saj ndaj Shtutgartit. Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me golin e shënuar nga Matip, ndërsa rezultati u thellua në pjesën e dytë.
Greku Qiriakos Papadhopulos dyfishoi shifrat në minutën e 57-të, ndërsa talenti i ri, Draksler, shënoi golin e tretë. Shtutgart shënoi vetëm një gol ngushëllimi me anë të japonezit Okazaki 3 minuta para fundit.
Shalke ka 37 pikë, po aq sa Bajerni që pësoi humbje këtë javë.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot pasdreke, Volfsburgu fitoi 1-0 me Këlnin, Frajburgu fitoi po 1-0 me Augsburgun, Nyrembergu mundi 2-0 Hertën e Berlinit, ndërsa Hofenhajm barazoi 0-0 me Hanoverin.
Kampionia Dortmund do të luajë nesër në fushën e Hamburgut.