"Valixhja" dhe valixhja
Nëse ndonjë i huaj i painformuar do të merrte të lexonte shtypin serb, sigurisht që do të përjetonte një konfuzion të rëndë, përderisa disa gazeta shumë bindshëm kuptojnë se Ivica Daçiç u mor vesh me Koshtunicën dhe radikalët dhe se me ta formoi qeverinë. Në të njëjtën kohë, të tjerët, shumë bindshëm, kuptojnë se Ivica qeverinë e formoi me Tadiçin.
Çfarë na tregon kjo? Për shembull, që në këtë shtet, këtyre ditëve, askush s‘e di me siguri se çfarë po ndodh, por që të dyja palët i shfrytëzojnë mediat. I vetmi që na mësoi për diçka më konkrete është Vojisllav Koshtunica. Përmes televizionit, ai i mbajti një ligjëratë Tadiçit, nga e cila edhe të gjithë të interesuarit, por edhe ata të painformuarit, mundën të njoftohen se: shumicën e ka ai që i siguron 126 deputetë, kurse ai që nuk i siguron, nuk e ka shumicën. Pa marrë parasysh që e ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje dhe që vetëm disa muaj më parë fitoi shumicën në zgjedhjet presidenciale, përmes së cilës qytetarët e Serbisë treguan se ku duan të shkojnë.
Domethënë, Koshtunica matematikisht ka të drejtë, dhe këtë e mësuam tani. Pjesën e vetme që nuk e futi në leksionin e vet është pyetja në vazhdim: Po negociatat për qeverinë e ardhshme a nuk do të duhej t‘i udhëhiqte Tomislav Nikoliç, si i radhituri i dytë në zgjedhje? Pse po e bën këtë Koshtunica, i cili bashkë me Iliçin mezi arriti të mblidhte 11 për qind të votave? Pa Veljën ai do të ishte disa përqindje më pak. Pyetja shpërblyese, pra, do të ishte kjo: A mundet kryetari i partisë që, me gjithë atë fushatë dhe nga gjithë ajo pozitë e pushtetit, mezi arriti t‘i mbledhë 6-7-8 për qind të votave, që veten ta vendosë në pozitën e udhëheqësit të negociatave (dhe atë në ndërtesën e qeverisë së Serbisë), në një mbajtës ligjëratash lidhur me atë se ç‘është shumica zgjedhore e dalë nga vota qytetare? Madje dhe atë në mënyrë aq arrogante?
Përgjigje, mes të tjerash, do të mund të ishte edhe kjo: Mundet, meqenëse iu mundësua. Nëse Tadiç qysh në kohën e formimit të qeverisë së kaluar nuk do t‘ia kishte lejuar vendin e Kryeministrit, Koshtunica ose do të pajtohej me rolin e partnerit pakicë, ose do të detyrohej që me kohë t‘u kthehej aleatëve të tij natyrorë, radikalëve, e nuk do të na mbante në bindje se edhe vetë i përket opsionit demokratik e evropian, siç i prezantohet partia me emër. Pra, qysh atëherë do të ishte në pozitë të kthehej andej nga i rreh zemra, e ne nuk do të humbnim kohë aq të vlefshme. Deri në zgjedhjet e radhës, partia butësisht do t‘i shkrihej me radikalët dhe votuesit do të kishin një situatë më të qartë, pra do të votojnë për opsionin demokratik, ose për atë radikal. Askush më nuk do të shtirej që është diçka që s‘është, dhe anasjelltas. Në atë rast, situata do të ishte më e qartë edhe brenda Partisë Demokratike të Serbisë (disa të ashtuquajtur zyrtarë të lartë të kësaj partie, para zgjedhjeve, disa prej ne gazetarëve, na bindnin se nuk ishin kundër rrugës evropiane të Serbisë, por ishin kundër radikalizmit të partisë së tyre). Për të tillët, as tani nuk është vonë (përkundrazi, është momenti i duhur) që t‘ia thonë këtë publikisht edhe shefit të tyre partiak, por edhe t‘ia sqarojnë se nuk është aq e tmerrshme, edhe nëse nuk do të jenë në pushtet.
Po Ivica? Ai e ka më vështirë. Nëse shkon me radikalët dhe me mësuesin më të dashur, për shumë kohë e humb shansin që ta përfundojë shpëlarjen dhe riveshjen e partisë së tij në rroba demokratike dhe evropiane. Por, edhe shton rrezikun që të rrëzohet dhe thithet nga vëllezërit e tij më të vjetër në qeveri. Nëse shkon me demokratët, që i paguhet në afat më të gjatë, do ta humbiste një pjesë të trupit zgjedhor. Ai rrezikon që, nga arkivi i ministrit Joçiç t‘i hapet, ta zëmë, ajo afera "Valixhja", e përfunduar shpejt e shpejt, por edhe roli i tij i pasqaruar në të. Ku ta dish! Njeriu gjithçka mund ta hasë brenda fijeve policore. Thashethemet se Ivica përsëri ka presion të madh, falë ndihmës së valixhes goxha të trashë, që siç thuhet, disa pasanikë ia ofrojnë si argument shtesë për t‘iu nënshtruar radikalëve, do t‘i hedhim poshtë si insinuata të liga.