Lavazhet lajnë makinat, pacientët pa ujë në QSUT
Gjendja skandaloze e pushtimit të hapësirave të jashtme në Qendrën SpitaloreNënë Tereza nga qebaptoret, fastfudet, shitësit ambulantë por edhe nga lavazhet është kthyer në makth për pacientët e të afërmit e tyre. Përpos mungesës së medikamenteve
pacientët duhet të përballen edhe më rrëmujën e papërgjegjshme që ka lejuar vetë drejtori Dashi me lejimin e bizneseve që çdo ditë mbulojnë çdo hapësirë të gjelbër që gjendet në territorin e spitalit më të madh në vend. Ndërkohë që pacientët përballen çdo ditë me kushtet skandaloze, vetë kreu i drejtorisë së QSUT-së reklamon bizneset personale. Sipas informacioneve të gazetës SOT drejtori i QSUT-së ka ekzluzivitetin e Orbit në vendin tonë, e këtë fakt ai e reklamon në çdo cep të spitalit, madje ehe brenda në spital ku makineritë e kafes janë të tejmbushura me çamçakëz Orbit. Por jo vetëm kaq bizneset e aferat e Dashit duken se nuk kanë të sosur, edh lavazhe janë një tjetër element mjaft fitim prirës për të parin e spitalit, edhe pse pacientët vuajnë për pikën e ujit. Janë plot tre lavazhe që 24 orë lajmë pambarim makina ndërkohë që pacientëve të vegjël në pediatri u duhet të përballen tashmë, prej katër muajsh me mungesa uji të paprecedenta. Në këtë start përcëllues vape, ku nxehtësia e temperaturave nga metereologët është përcaktuar si i nxehti Afrikan, të vegjlit e shtruar në pavijonet e pediatrisë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"