E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valute, euro nuk ndalet

Monedha europiane vazhdon te mbivleresohet kundrejt lekut. Sot ne tregun valuator nje euro eshte kembyer mesatarisht per 139 leke duke u vleresuar me 0.5 pike perqindje me shume se nje dite me pare.
Agjencite e kembimit valutor thane se tregu vazhdon te kete nevoje per euro kur sasia e kesaj monedhe mbetet e paket. Agjencite thane se edhe sasia e valutes qe vjen nga rrethet, qe jane edhe furnizuesi kryesor i tregut valutor, ka qene shume e paket. Por sipas agjencive, kjo rritje e vleres se euros eshte edhe pasoje e panikut te krijuar ne treg nje dite pas deklaratave qe vijne nga Banka e Shqiperise qe deklaroi se ekonomia nuk po arrin dot te siguroje valute te mjaftueshme. Nderkaq, edhe dollari amerikan ka fituar pike ndaj monedhes sone kombetare, duke u kembyer sot mesatarisht me 99,4 leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›