E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane i beson Benzemas

Legjenda e Real Madridit dhe Kombëtares franceze, Zinedine Zidane ka përkrahur sulmuesin Karim Benzema duke insistuar se ish-ylli i Lyonit ka potencial të shkëlqejë për gjigantin madrilen, pavarësisht fillimit të ngadalshëm të karrierës së tij në Santiago Bernabeu.

Benzema ka dështuar të zërë vend të sigurt në formacionin bazë të Realit, pas transferimit nga Lyoni, verën e kaluar. Në kohën e fundit spekulohej se Manchester United mund të paraqesë ofertë për Benzeman, por Zidane beson se 22-vjeçari do të bëhet anëtar i rëndësishëm në ekipin e Realit.

“Nuk duhet të brengosem për Benzeman. Jam i sigurt se ka kualitete të nevojshme për të arritur sukses”, tha Zidane për mediat franceze.

“Kur vini në një klub të madh, ju nevojitet një periudhë e adaptimit, talenti nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Për t’u integruar plotësisht në grup, ju duhet të mësoni gjuhën. Fakti se gruaja ime ka origjinë spanjolle më kishte ndihmuar shumë kur erdha në Real”, përfundoi Zidane, i cili erdhi në Real në verën e vitit 2001 dhe kaloi pesë sezone në klub, para se të pensionohej më 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›