Edhe një sezon për Giggsin

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 16:33
Ryan Giggs ka konfirmuar se synon të vazhdojë karrierën e tij në Manchester United edhe për një sezon tjetër.
37 vjeçari tashmë disa vite me radhë ka luajtur me kontrata njëvjeçare, ndërsa, duke pasur parasysh paraqitjet e tij të mira këtë edicion, menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i ka ofruar Giggsit mundësinë e vazhdimit të karrierës së tij deri më 2012.
“Jam i lumtur që ende luaj dhe kënaqem si çdo herë më parë. Do të ulemi për të biseduar dhe mendoj se do të luaj edhe për një vit tjetër”, tha Giggs.