Carew, drejt Stoke City

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 16:26
Sulmuesi i Aston Villas, John Carew pritet të transferohet në Stoke City në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, ka njoftuar BBC Sport të premten.
Reprezentuesi norvegjez kaloi testet mjekësore në Stoke dhe West Brom, por ka zgjedhur klubin nga Britannia Stadium. Carew, 31 vjeç, do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata me Aston Villan, që ditë më parë transferoi sulmuesin Darren Bent nga Sunderland.