E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho s’jep garanci

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 16:28

Jose Mourinho ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni. Së fundi qarkullojnë spekulime rreth mosmarrëveshjeve të Mourinhos me drejtorin e përgjithshëm, Jorge Valdano, dhe se portugezi mund të braktisë klubin pas vetëm një sezoni në Santiago Bernabeu.

Mourinho ka thënë se do të presë deri në verë për të marrë një vendim. “Bota është plot me spekulime, por ato nuk janë të gjitha të vërteta. Sa i përket të ardhmes sime, do të shohim çka ndodh në fund të sezonit”, tha Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›