Van Nistelroi gati për Milanin
23/01/2005
Skuadra e Mançester Junajtid po bën gati për të pamundurën për të patur në dispozicion gjatë Ligës së Kampioneve sulmuesin holandez Rud Van Nistelroi. Djajtë e kuq presin shumë që bomberi holandez të jetë plotësisht i gatshëm për supersfidën me Milanin. Aktualisht objektivi më kryesor për trajnerin Sir Aleks Ferguson do të jetë përballja me kuqezinjtë e Karlo Ançelotit. Para fillimit të sezonit Mançester Junajtid synonte titullin kampion në Premier Ligë, por gjendja e tanishme nuk i jep shumë shanse kësaj skuadre. Djemtë e Feguson gjenden të pozicionuar në vendin e tretë dhe 11 pikë diferencë prej liderëve të Çelsit. Falë prezencës së Alan Smith dhe talentit 19 vjeçar Uejni Runi, trajneri skocez ka patur disa zgjidhje për sulmin e skuadrës së tij. Megjithatë mungesën e Rud Van Nistelroi e kanë ndjerë të gjithë në “Old Traford”. Kështu, ai ka qenë jashtë fushave të futbollit për plotë dy muaj si pasojë e një dëmtimi të pësuar në tendinën e Akilit. Faza e rekuperimit për holandezin duket më e gjatë se sa ishte parashikuar, por as Mançester Junajtid e as Aleks Ferguson nuk duan të presin shumë për rikthimin e tij. Mbi të gjitha janë tifozët e djajve të kuq që presin me ankth përfshirjen e Van Nistelroit në formacionin titullar të skuadrës, ku supersfida e rëndësishme me Milanin në datën 23 shkurt mund të jetë një shans i madh për atë. “Unë kam folur me Rudin dhe ai dukej shumë mirë fizikisht, ka thënë Ferguson. Ai është duke bërë vrapime të fuqishmne dhe nuk ka ndjerë aspak dhimbje. Le të shpresojmë se në takimin kundër Milanit, ai do të jetë plotësisht i gatshëm për t’u aktivizuar”.