Ançeloti: Ne fitojmë gjithmonë

23/01/2005
Sot në orën 15.00, “Armando Piki”, do të jetë i tejmbushur me tifozë dhe do të mundohet që t’i bëjë kampionët e Italisë, të humbasin qetësinë. Që në fazën e parë, i dhanë një gjysmëgoditje. Një barazim 2-2, në “San Siro”, i cili ishte si një fitore për Livornon. Dhe sot, ata duan të shënjestrojnë fitoren. Por Karlo Ançeloti nuk bën asgjë dramatike dhe thotë: “Jemi mësuar të luajmë në çdo fushë. Gjendja e kundërshtarëve nuk na frikëson aspak dhe të kesh një stadium kundër, nga ana e pikëpamjes sportive, nuk është një problem për ne. Gjithsesi do të luajmë mirë”. Trajneri frikësohet më shumë “nga forma e mirë e Kristiano Lukarelit dhe nga mesfushorët e aftë dhe të shpejtë”, por duke e ditur që duhet të përmbushin një mision dhe nuk duhet të tremben. Karlo Ançeloti mendon edhe për Juventusin. “Ne dhe bardhezinjtë jemi në kushte të njëjta. Në qoftë se ne fitojmë të gjitha ndeshjet, do të fitojmë kampionatin. Në qoftë se Juventusi fiton përherë, titulli është i saj”. Trajneri i Milanit e fillon me Roberto Donadonin, trajner i Livornos, që prej dy javësh. “Ka qenë një shok shumë i mirë, thotë KarloAnçeloti. Kam përjetuar një situatë të tillë, edhe disa kohë më parë, kur u përballëm me Barcelonën, e cila stërvitet nga Franki Rajkard. Ai, zëvendësuesi im? Konkurrenca për mua, si për gjithë të tjerët, është shumë e lartë. Në qoftë se duhet të preokupohem për Donadonin, atëhere duhet të mendoj edhe për Rajkard, Gulit, Van Basten… pa harruar, edhe Tasotin, që për mua është më shumë sesa një bashkëpunëtor. Në këto momente, unë jam shumë mirë këtu. Më pas do të shikojmë se çfarë mund të ndodhë. Edhe këtu një ditë, gjërat do të marrin fund, por nuk dua të mendoj për këtë”. Dhe më pas flet për strategjinë që do të ndjekë në Livorno: “Në Livorno, nënvizon Ançeloti, duhet të sulmojmë me kriter dhe të mundohemi të konkludojmë më shumë, në krahasim me ndeshjet e fundit në transfertë. Nuk duhet t’i lejojmë shumë hapësira kundërsulmit kundërshtar. Mbi të gjitha, Donadoni kishte një javë të tërë për të njohur sa më mirë djemtë e tij”. Më pas i kthehet diskutimit mbi Juventusin. “Fazën e parë e filluam pak me vështirësi. Më pas e mbyllëm shumë mirë. Kemi arritur të bëjmë 42 pikë, jemi në linjën e objektivit final. Vitin e kaluar, në këtë pjesë të sezonit, kishim disa vështirësi më shumë. Shpresoj të vazhdojmë në mënyrën se si mbyllëm fazën e parë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme: mund të rekuperojmë ose të humbasim terren në çdo ndeshje. Që sot e tutje, pikët do të rëndojnë shumë për të gjithë”.