E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez vazhdon në Ajax

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me gjigantin holandez, Ajax. “Të gjithë kanë spekuluar rreth transferimit por isha në bisedime me Ajaxin rreth vazhdimit të kontratës” tha Suarez, i cili tani është i lidhur me klubin deri në vitin 2013.

Suarez iu bashkua Ajaxit më 2007 pas një periudhe në Groningen dhe ka shënuar 80 gola në 116 ndeshje për klubin nga Amsterdam. Në muajt e fundit qarkulluan spekulime se kërkohej nga Barcelona dhe Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›