Guardiola: Janë shumë 100 mln për Benzema
Barcelona përgatitet për ndeshjen e sotme ndaj Lionit në "Kamp Nou", por ndërkohë që një sy e mban të hapur nga merkato e lojtarëve, ku po mban nën vëzhgim kandidatët e preferuar si përforcime në fund të këtij sezoni. Në prag të sfidës me francezët, e vlefshme për Champions League, trajneri i skuadrës katalanase, Pep Guaridola, ka deklaruar: "Benzema është një lojtar me shumë talent, më kujton Henrinë në kohët e Arsenalit. Por, për momentin, nëse më duhet të them të drejtën, 100 milionë euro janë shumë për blerjen e tij".