E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, më i miri në Premierligë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar Robin van Persien si sulmuesin më të mirë në Premierligë për momentin. Reprezentuesi holandez ka qenë futbollisti më i dalluar i Arsenalit deri më tani gjatë këtij sezoni.

Wenger e ka veçuar atë para sulmuesve të tjerë kryesor të Premierligës si Wayne Rooney, Sergio Aguero e Fernando Torres.

“Këtë sezon, Robin ka qenë pa dyshim më i miri. Në gjashtë muajt e fundit ai ka qenë më efikasi” tha Wenger për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›