Thiago synon shiritin e kapitenit

Qendërmbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga San Siro duke theksuar se synon të fitojë shiritin e kapitenit të Rossonerëve.
Ylli brazilian është objektiv i Barcelonës dhe spekulohej se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me gjigantin milanez, mirëpo ai nuk duket të jetë i interesuar për largim nga Milan.
“Spekulimet e afatit kalimtar nuk më shqetësojnë. Dua të mbetem në Milan për një kohë të gjatë dhe të bëhem kapiten i ekipit” tha Thiago për Studio Sport XXL.