Mancini pret përforcime për Ligën e Kampionëve

Menaxheri Roberto Mancini mendon se java e fundit e afatit kalimtar të verës do të përcaktojë kandidaturën e Manchester Cityt për Ligën e Kampionëve.
Strategu i skuadrës nga stadiumi Itihad shpreson të transferojë një mesfushor dhe një qendërmbrojtës para mbylljes së tregut të futbollistëve të premten e ardhshme. “Mendoj se duhet të përmirësohemi për Ligën e Kampionëve. Nëse bëjmë punë të mirë në javën e fundit, mund të arrijmë në finale. Ky duhet të jetë objektivi ynë”, deklaroi Mancini për BBC Sport.
Prej kur Abu Dhabi United Group bleu klubin në shtator 2008, City ka shpenzuar 447.9 milionë funte në përforcime, me vetëm 94 milionë funte të rikuperuara nga shitja. Sezonin e kaluar, City nuk arriti të kualifikohet nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.