E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompouy vuan nga “deliri i madhështisë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Bruksel - Herman Van Rompuy, presidenti i ri i Bashkimit Evropian është akuzuar se sillet “me delir madhështie”, shkruajnë mediet perëndimore. Ai ka lënë me gojëhapur shumëkënd në Bruksel kur është përpjekur që të mbajë takimin e tij të parë të BE-së, dedikuar krijimit të një bashkimi më të madh ekonomik, në një pallat shumë luksoz. Por pas presionit nga kryeqytete të tjera evropiane ai ka ndryshuar mendje dhe e ka zhvendosur takimin në një vend shumë më pak pompoz e të fryrë. Pavarësisht kësaj, diplomatët parashikojnë një situatë kaotike në takimin e javës së ardhshme të liderëve të BE-së që do të bëhet në Bibliotekën e Solvayt, tepër e zbukuruar, por shumë e vjetër për nga infrastruktura. Bisedimet, që do të zhvillohen në dy séance pune do të përqendrohen në propozimin e Van Rompuyt për ti dhënë BE-së një pushtet më të madh të qeverisjes ekonomike në vijim të recesionit dhe krizës financiare dhe në kuadrin e zbatimit të Traktatit të Lisbonës, që hyri në fuqi dy muaj më parë. Presidenti i Këshillit Evropian, institucioni që përfaqëson liderët e BE-së, kërkoi fillimisht që takimin ta zhvillonte në Palace dEgdmont, një pallat i shekullit të 18-të në Bruksel në të cilin në vitin 1972 u nënshkrua edhe hyrja e Britanisë së Madhe në BE. “Një gjë e tillë duhet ndaluar. Kush kujton se është Van Rompuy, një mbret?”, ka bërë të ditur një diplomat i lartë. Zëdhënësi i Presidentit se ideja e shefit të tij konsideronte në zhvendosjen e mbledhjes nga sallat e qelqta dhe jo shumë të rehatshme të Brukselit, në një vend më të rehatshëm dhe tradicional, sepse sipas tij, një atmosferë intime i shërben dialogut. Por ndërkohë, shumë diplomatë i druhen faktit që Presidenti në këtë takim të rëndësishëm do të tentojë që të nxisë liderët e BER-së që të pranojnë propozime të mëdha ekonomike pa mbështetjen e duhur të delegacioneve kombëtare, që do të jenë vendosur në një godinë tjetër pa mundësi komunikimi me vendin e takimit të liderëve. Presidenti tashmë e ka treguar se ka ndërmend që të ushtrojë i vetëm pushtetin e tij edhe përmes këmbënguljes që të jetë ai hartuesi i një materiali propozues për objektivat ekonomike dhe politike për vitin 2020. Sipas një diplomati, aktualisht po kalohet nga një bashkim monetar në një bashkim ekonomik. Diplomatë të tjerë janë të shqetësuar nga sjellja e Presidentit që fillimisht duket shumë e ndikuar nga Franca dhe Gjermania pa marrë shumë parasysh qëndrimet e 27 vendeve anëtare. Një shqetësim i madh është edhe ai në lidhje me sugjerimin që BE mund të ketë fuqinë e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj vendeve që nuk duan të ndjekin linjën ekonomike të Brukselit. Për sa i përket takimit të 11 shkurtit, Barozo ka thënë se ai do të ketë si synim ndërmarrjen e hapave të rinj drejt një “qeverie ekonomike” në nivel evropian.

Ky lajm është publikuar: 05/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›