E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy: Ballkani Perëndimorpërparësi themelore

BRUKSEL - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy deklaroi se e ardhmja evropiane e Ballkanit është kyçe për stabilitetin e rajonit dhe synimi i tyre është që integrimi të vazhdojë në mënyrën më efikase të mundshme.
Në një intervistë për mediet kroate, Van Rompuy deklaroi se Ballkani Perëndimor është përparësi themelore për BE-në.
Presidenti i Bashkimit Evropian ka filluar një turne në disa nga vendet e Ballkanit. Mëngjesin e së hënës është takuar me kryeministrin slloven e më pas ka udhëtuar drejt Kroacisë, ku pritet të takohet me presidentin dhe kryeministren kroate.
Në mbrëmje Van Rompuy do të takohet në Beograd me presidentin serb, Boris Tadic, ndërsa të martën do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me presidentin Sejdiu e kryeministrin Thaçi si dhe drejtuesit e EULEX-it.
(e.c/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›