Van der Linden: Mbështetje Shqipërisë për në BE

Ish Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Rene Van der Linden është renditur përkrah aspiratave të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Gjate një takimi me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, Van Der Linden, ka ofruar ndihmën e tij për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane, për të lëvizur të lirë e për të gjetur vendin e tyre krah kombeve të lira. Nga ana tjeter kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se kjo maxhorance ka bere reforma të mëdha dhe do të vazhdojë me këtë ritëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zoti Van Der Linden një personalitet me influencë në skenën politike europiane, aktualisht edhe senator në Senatin e Hollandës, ofroi gadishëmrinë e tij në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në aspiratat e tyre për t'u integruar në strukturat europiane.