Van der Sar këshillon për zëvendësuesin

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 19:45
Edwin van der Sar pritet të thotë fjalën e tij se kush duhet ta zëvendëson atë si portier i Manchester Unitedit.
Veterani holandez ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.
Përforcimi i ri Anders Lindegaard bëri një debutim të mirë në Southampton të shtunën ndërsa edhe Tomasz Kuszczak ishte paraqitur mirë në mungesë të Van der Sarit në fillim të vitit.
Por, spekulohet se klubi është i interesuar për portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg.
“Mendoj se menaxheri do të bisedon me mua”, tha Van der Sar.