Van der Vaart-mania kaplon Hamburgun

Mesfushori holandez Rafael van der Vaart ka pranuar se është duke u kënaqur me vëmendjen ndaj tij pas rikthimit në Hamburg.
29 vjeçari u rikthye në skuadrën nga Bundesliga, katër vite pas largimit nga klubi në drejtim të Real Madridit e më pas Tottenhamit. Dhe, tifozët kanë reaguar me entuziazëm. Më tepër se 1000 përkrahës të Hamburgut u paraqitën në seancën e tij të parë stërvitore të dielën kurse 2500 të tillë përcollën fitoren 12-0 në miqësore ndaj SC Schwarzenbek të martën.
“Më pëlqen gjithë kjo vëmendje, jam këtu për të marr përgjegjësi”, deklaroi Van der Vaart.