E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lewandowski nuk garanton qëndrim

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga kampioni i Bundesligës në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi polak ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane përfshirë Bayern Munichun, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Juventusin.

Ai ka ritheksuar se ka edhe dy vite kontratë me Dortmundin por shtoi se: “Nuk më pëlqen ti caktojë vetes kufij. Nuk e di se çka do të ndodhë pas këtij sezoni. Kurse, sa i përket mundësisë së kalimit te rivali Bayern, ai u shpreh: “Kjo do të ishte interesante, Bayern është klub i madh”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›