Vizite e mistershme e MTRKS te klubi Dinamo
Vazhdon telenovela në lidhje me fatin e Klubit inamo, i cili duket se do të ketë edhe disa seri të tjera. Më e fundit është “xhiruar” dje. Nëpunës të Ministrisë së Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, me në krye Klodiana Shalën, drejtoreshën e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Por për fat të keq, gjatë kësaj vizite në ambientet e klubit ajo nuk është takuar me asnjë prej drejtuesve të klubit. Këtë e kanë konfirmuar përfaqësues të Dinamos, të cilët theksoj se nuk e kanë idenë aspak se për çfarë ishte kjo vizitë në ambientet e klubit. Megjithatë, vetë drejtoresha Shala, gjatë një kontakti me të nëpërmjet telefonit, ka preferuar të jetë e shkurtër në përgjigjen e saj, duke nënvizuar fjalinë: “Sot shkuam në Klubin Dinamo dhe morëm zyrat”. Por drejtuesit aktualë të kampionëve në fuqi të vendit e mohojnë një gjë të tillë.