Sherri Dimraj-Osmani, do të vendosë kryesia
Mbledhja e radhës e kryesisë e klubit Tirana do të vendosë për raportin e tensionuar mes lojtarit Tefik Osmani dhe shefit të klubit, Rauf Dimraj. Shkak për këtë kërkesë të tij është bërë një deklaratë në median e shkruar nga mbrojtësi, ku e ka cilësuar armik të Tiranës shefin e klubit Dimraj. Ndërsa kundërpërgjigjja e këtij të fundit ishte me akuzën se Osmani është i padenjë për Tiranën, i papërgatitur dhe "parazit". "Kam konstatuar mangësi në përgatitjen fizike tek e gjithë skuadra. Mbrojtësi Osmani ka deklaruar që unë jam armik i klubit të Tiranës. Nuk e di se me çfarë faktesh e mbron ai këtë tezë. Osmani nuk përmbush asnjë parametër fizik. Testet mjekësore që ka zhvilluar lojtari e faktojnë këtë që them. Unë disponoj testin mjekësor të tij. Polemika mes Osmanit dhe Dimraj me shumë mundësi do të përfundojë në gjykatë.
A. M
A. M