Javier Rebollo: Publiciteti po vret kinemanë e vërtetë
Nga Festivali i Los Anxhelosit, në Tiranë. I vlerësuar me çmimin për filmin më të mirë, "Gruaja pa piano" ("Woman without a piano"), i regjisorit spanjoll, Javier Rebollo, konkurron në kategorinë e filmit të gjatë në TIFF. Për publikun do të shfaqet sot në mbrëmje, ora 20:00, në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar. Një realizim mbi odisenë 24-orëshe të Rosës (interpretuar nga personazh i njohur spanjoll, Carmen Machi), një grua e gatshme për punët e shtëpisë, për burrin dhe të birin e saj. "Gruaja pa piano" është nga ata filma autor që nuk i kanë të çelura dyert e kinemasë e nuk jeton nga shitja e biletave. Një këndvështrim ironik mbi identitetin e humbur të grave të kësaj moshe, të torturuara nga mendimi i kohës që s‘kthehet pas, regjisori spanjoll, fitues i disa çmimeve, shprehet se filmi i tij e bën jetën në festivale. Për kinemanë spanjolle mendon se po përjeton kohë të arta, pavarësisht problemeve të politikave kinematografike të momentit. Por sipas tij, vlerat e saj shkojnë përtej disa figurave si Javier Bardem, Penelope Cruz, Antonio Banderas, që i cilëson më shumë si prodhime të publicitetit.
"Gruaja pa piano" të jep përshtypjen e një realizimi ku çdo element është në minimalen e tij: dialogu, veprimi, muzika...
Nëse kamera nuk lëviz, nuk do të thotë se nuk ka lëvizje, nëse filmi nuk ka muzikë, nuk do të thotë se nuk ka muzikë në trupat e gjithë personazheve, e nëse nuk ka dialog, nuk nënkupton mungesën e dialogut trupor. Ky film i ka të gjithë këta elementë.
Një këndvështrim tragjikomik ndaj figurës femërore. Pse një qasje e tillë?
Edhe pse bota po bëhet gjithnjë e më e vogël, nuk është e njëjta gjë që të jesh një grua rreth të pesëdhjetave në Shqipëri, në Spanjë apo në Amerikë. Gruaja, personazh i filmit, duket sikur do të zhduket nga Spanja. Kjo kategori bashkëjeton me frikën se nuk do mund të rilindë më. Ajo personifikon ata njerëz që heqin dorë nga të qenit femra për t‘u bërë bashkëshorte dhe heqin dorë nga bashkëshortja për të qenë nënë. Në këtë rrugëtim ajo ka humbur një identitet. Është e trishtueshme kur mendon që gjithë jetën e saj ia kushton shtëpisë, burrit dhe djalit. Kjo histori mund të ishte trajtuar me më shumë pompozitet, por unë u shmangem këtyre skemave. Besoj se kjo është shenjë e budallallepsjes. Filmi mund t‘i kishte mëshuar misticitetit të vuajtjes femërore, të qenit grua dhe nënë në këtë moshë. Unë kam zgjedhur ta përcjell përmes një humori specifik, jo të dukshëm, por që e sjell historinë në një këndvështrim të ri. Gjatë gjithë filmit ndjehet një mëdyshje njerëzore, një ide shqetësuese e ngjashme me ato të Beket apo Kafkës.
Në përfundim duket sikur filmi nuk i jep një zgjidhje kësaj mëdyshjeje të identitetit?
Rosa kthehet me të vërtetë në shtëpi, por ajo nuk është më i njëjti person. Tashmë është dy veta: personi që u nis dhe ai që kthehet. Asaj i ka ndodhur diçka, teksa në stacion takon një polak që riparon aparate elektroshtëpiake. Në dhomën e hotelit që ndajnë bashkë, për Rosën ndodhi diçka e thellë. Filmi ironikisht mbyllet me një pyetje që në të vërtetë e lë të hapur historinë.
Çfarë situate po përjeton kinematografia spanjolle në këto momente?
Besoj se Spanja po përjeton momentin më të mirë kinematografik. Sigurisht që ka ende njerëz të fuqishëm, pjesë e botës së kinemasë, që nuk motivojnë realizimin e filmave autorë e priren gjithnjë e më shumë drejt komercialitetit. Për mua cilësia e një produksioni nuk varet nga fondet që vihen në dispozicion për të. Mund të bëhet një film i mirë me 10 mijë euro, por mund të bëhet edhe me 600 mijë euro. Talenti nuk varet nga lekët. Për më tepër, mungesa e tyre i nxit regjisorët të bëhen më krijues. Nga ana tjetër, këto kohë po përjetojmë një moment të komplikuar politik, pasi drejtori i përgjithshëm i kinematografisë e përdori krizën që me të ardhurat publike të krijonte një monopol të vetin. Si pasojë e kundërshtimit të kineastëve, Bashkimi Europian vendosi të ndërpriste financimet për kinemanë spanjolle deri sa të zgjidhen çështjet tona të brendshme. I ngjan pak a shumë një revolucioni gjithë kjo që po ndodh.
"Gruaja pa piano" ka konkurruar në disa festivale filmi, më i fundit në Los Anxhelos, ku ka fituar çmimin "Filmi më i mirë". Cilado të jetë jeta e filmit tuaj, a do të shfaqet për publikun e gjerë spanjoll?
Në fund të dhjetorit do të shfaqet në Spanjë, ndërsa vitin e ardhshëm në Francë. Filmi që unë kam realizuar i përket kinemasë indipendente, që më së shumti jetën e bën nëpër festivale. Aty është publiku i tij. Pak publik në Tiranë, pak në Paris, në Madrid dhe Los Anxhelos, bëjnë një publik të madh. Më pëlqen që realizimi im shfaqet në publik gjithnjë të ndryshëm. Beteja e këtyre realizimeve nuk është vetëm shitja e biletave, beteja janë festivalet. TIFF më pëlqen për larmishmërinë e programit dhe lirinë e filmit. Ka disa festivale të tjerë ku i mëshojnë veçanërisht anës komerciale. Më pëlqen që në Tiranë ka një guxim për të dëshmuar se mund të bëhet një kinema ndryshe. Festivalet e mira të mësojnë mënyrën se si të shohësh jetën dhe mënyrën se si të shohësh kinemanë. Ky është të bërit art.
Ky është i dyti film i gjatë që ju keni realizuar, ndërkohë që jeni marrë me dokumentarë dhe filma të shkurtër. Mendoni për një orientim në një gjini të filmit?
Unë jam regjisor dhe do të vazhdoj të bëj njëkohësisht edhe filma të shkurtër. Ndonëse brenda kinemasë janë dy mënyra të ndryshme të shprehuri. Formati zgjidhet në bazë të historisë që do të tregosh. Në filmin me metrazh të shkurtër, koha është trysnia e vazhdueshme, krahasuar me filmin artistik që të lë më shumë hapësira krijuese. Ndonjëherë mendoj se në Spanjë është keqkuptuar termi kineast. Në të vërtetë është mundësia për të njohur botën dhe njerëzit.
Publiku shqiptar e njeh kinemanë spanjolle përmes aktorëve si Javier Bardem, Penelope Cruz, Antonio Banderas etj. A janë personazhe të tillë përfaqësues të pjesës më të mirë të kësaj kinemaje?
Kinemaja spanjolle është shumë më tepër se Javier Bardem, Penelope Cruz apo Antonio Banderas. Publiciteti ka bërë të vetën, por arti është një vitrinë e madhe ku duhet të gjesh edhe përfaqësues të tjerë dinjitozë të kinemasë spanjolle. Personalisht Javier Bardem e shoh si aktor me probleme të mëdha në aktrim. Rrezikon duke kërkuar role të mëdhenj e përfundon duke u transformuar e duke krijuar një çekuilibrim në tërësinë e filmit. Mua më pëlqen të punoj me aktorë që luajnë me vërtetësi.