Koreja e Veriut godet tregtarët e vegjël
Në një lëvizje krejt të papritur, qeveria komuniste e Koresë së Veriut njoftoi se ka emetuar një monedhë të re, e cila do të këmbehet me monedhën e vjetër në masën një me njëqind, shkroi dje "The New York Times". Zëvendësimi i monedhës kryhet në këtë vend për herë të parë në 17 vjet dhe vëzhguesit thonë se qeveria komuniste po synon të godasë një numër në rritje tregtarësh të vegjël. Koreano-veriorëve iu kërkua të këmbejnë kartëmonedhat e veta të vjetra von me të rejat, në një sasi jo më të madhe se sa 100 mijë. Në këtë mënyrë, kapitali i akumuluar nga një numër në rritje tregtarësh të vegjël do të kthehet në letra pa vlerë. Qeveria komuniste mban një kurs këmbimi zyrtar prej 145 von për dollar amerikan, por vëzhguesit thonë se në tregun e zi, kursi i këmbimit është njëzet herë më i lartë. Lajmi për zëvendësimin e monedhave solli edhe pezullimin e aktivitetit tregtar. Që nga koha e urisë masive që vrau mijëra njerëz në mes të viteve ‘90, qeveria komuniste duket se toleroi deri në një farë mase tregtinë e ushqimeve, por kjo masë solli rritjen e shpejtë të çmimeve reale në ekonomi.
"Dyqanet shtetërore nuk janë në gjendje të furnizojnë popullatën, ndërsa në tregjet jozyrtare çmimet janë në maksimum", tha një vëzhgues. Çmimet e ushqimeve janë rritur kaq shumë gjatë viteve të fundit, sa punëtorët e zakonshëm mund të blejnë vetëm dy kilogramë oriz me pagën e tyre mujore. Të gjitha vendet komuniste janë përballur me një situatë të tillë në të shkuarën dhe e zgjidhën përmes legalizimit të tregtisë joformale përmes reformave brenda një nate, të njohura gjerësisht si "Terapia e Shokut". Por Koreja e Veriut duket se ka vendosur ta vrasë hiperinflacionin duke i nxjerrë të pavlefshme paratë e kursyera nga qytetarët.