E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta janë rikthyer në verilindje të vendit, kryesisht në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë, në akset e rrugëve nacionale, në segmentet e Qafës së Malit etj., janë krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve. Natën e së hënës, në Qafën e Malit është krijuar konfuzion në lëvizjen e mjeteve shkaktuar në mënyrë të veçantë nga automjetet e tonazhit të rëndë. Një shofer që e ka përshkuar këtë aks tha se asfalti kishte ngrirë dhe se një trashësi dëbore prej rreth 15 cm e bënte të rrezikshëm udhëtimin. Megjithatë nuk raportohen aksidente, madje në orët e mëngjesit të djeshëm dhe në vazhdim situata është dukur më e stabilizuar. Vështirësi ka pasur edhe në akset e tjera si Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë etj., ndërsa komunat Arrën dhe Zapod për momentin mbeten të bllokuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›