E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria çon në vetëvrasje 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar në rrethin e Elbasanit i ka dhënë fund jetës me vetëvarje. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Balëz të Komunës së Bradasheshit, rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve të policisë, Fatmir Sula, baba i dy fëmijëve është gjetur i vetëvarur në banesën e tij rreth orës 09:00 të mëngjesit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se kanë qenë familjarët e tij, të cilët para se të bëheshin gati për punët e ditës në arë e kanë parë të varur Sulën pas shtëpisë në degën e një peme. Ndërkohë, mësohet se shkak për këtë veprim është bërë varfëria ekstreme që kishte pllakosur familjen e tij. Policia e Elbasanit është gjendur aty rreth 10 minuta pas njoftimit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen. Deri në mesditë, trupi i pajetë i 40-vjeçarit ka qenë në morgun e spitalit të Elbasanit, për t‘iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›