E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia riatdheson dy klandestinë të mitur

Dy adoleshentë nga Durrësi arrijnë të kalojnë kufirin shtetëror të fshehur në një kamion. Kanë arritur të kapërcejnë traun kufitar shqiptar, po dy të miturit nuk i kanë shpëtuar dot syrit vigjilent të kontrollorëve italianë. Ata janë pikasur ndërsa qëndronin të fshehur në pjesën e sipërme të kabinës së një kamioni. Autoritetet italiane të Portit të Barit në Itali me t‘i diktuar nisën procedurat e riatdhesimit, ndërsa policia shqiptare procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit ndaj 16-vjeçarëve S.Xh dhe M.L. Ata kishin udhëtuar drejt Italisë që të martën për t‘u kthyer në vendlindje vetëm pak ditë më vonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›