Varfëria, mbi 4 mijë jetimë strehohen në Institucionet e Përkujdeset Shoqëror
Mihal Naço: Të pastrehët trajtohen sipas standardeve në qendrat komunitareShtresat në nevojë të cilat kërkojnë strehim në vendin tonë janë të shumta. Kështu, fillimi i vitit 2010 ka filluar të trajtojë në rrjetin e Institucioneve të Përkujdeset Shoqëror (IPSH) publike dhe jo publike rreth 4000 persona në nevojë, fëmijë jetimë, të moshuarit etj. Të dhënat bëhen të ditur nga Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço, që për me tepër ka bërë me dije se edhe në fund të vitit të kaluar numri i të pastrehëve ka qenë i njëjtë.
Megjithatë nuk dihet nëse ky numër do të jetë në rritje apo në ulje gjatë viti 2010. Sipas po të njëjtave burime bëhet e ditur një numër i lartë i të pastrehëve dhe që trajtohen në Institucione të Përkujdesit Shoqëror, janë fëmijët, ku numri i tyre shkon në 2218 fëmijë të braktisua dhe që nuk kanë pasur një strehë ku të strehohen. Ndaj Shërbimi Social Shtetëror bën me dije se nga ky numër fëmijësh janë trajtuar 302 fëmijë në institucionet publike të përkujdeset shoqëror rezidencial dhe ditor, si dhe 1916 fëmijë kanë marrë shërbime në institucione private. Sipas Drejtorit të SHSSH, Mihal Naço, objektiv i kryesor për mirërritjen e fëmijëve është realizuar nga të gjithë Institucionet e Përkujdesit Shoqëror, pasi dosjet e fëmijëve plotësohen vazhdimisht me të dhëna të zhvillimit fizikopsiko-social. Gjithashtu është pasur parasysh përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve epidemiologjike. Për të pasur fëmijë sa më të shëndetshëm i është kushtuar rëndësi trajtimit ushqimor në sasi e cilësi, si dhe higjienës së përgjithshme. Raportimet Por, shifrat e lartë përmendua nuk janë përfundimtarë pasi, numri i fëmijëve jetim në vendin tonë është edhe më i lartë. Nga 2218 fëmijë që trajtohen në qendra rezidenciale nuk është llogaritur edhe numri i atyre të cilët enden rragëve të Shqipërisë. Askush nga institucionet përgjegjëse shtetërore, por edhe OJF, nuk janë në gjendje të thonë sa është numri real i fëmijëve jetimë sot në Shqipëri. Megjithatë SHSSH, për të gjitha ata fëmijë që trajtohen në qendrat rezidenciale ofron aktivitetet social kulturore, si pjesë përbërëse e procesit të edukimit të fëmijëve, është shërbim i veçantë, pasi nëpërmjet tyre synohet lidhja dhe integrimi i fëmijëve me komunitetin si pjesë e pandashme e tij. Në institucionet shkollore për fëmijët janë organizuar kurse të ndryshme kualifikimi, nëpërmjet të cilëve fëmijët përgatiten me elementë të profesioneve të ndryshme duke i edukuar kështu dhe ndjenjën e punës. Një tjetër kategori janë dhe me aftësi të kufizuar. 403 persona me aftësi të kufizuar janë trajtuar dhe trajtohen aktualisht në subjekte publike që ofrojnë shërbime rezidenciale dhe ditore për PAK, si dhe 486 të tjerë janë trajtuar në IPSH-të private. Objektivi i SHSSH Objektivi kryesor i punës në qendrat e zhvillimit, pohon Mihal Naço, ka qenë rehabilitimi, përfshirja dhe pavarësia e përfitueseve në komunitet. Në zbatim të objektivave të strategjisë së shërbimeve sociale dhe strategjisë kombëtare të personave me aftësi të kufizuar janë marrë masa në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit kundrejt zbatimit të standardeve për PAK, nxitjen e bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe largimin e përfitueseve që kanë 5-10 vjet në këto institucione, të cilët nuk marrin zhvillim. 493 të moshuar janë trajtuar në institucionet shtetërore të përkujdeset për të moshuar, ndërkohë që 112 të tjerë kanë marrë shërbime në IPSH private dhe 1005 klientë të moshuar kanë përfituar nga shërbimi alternativ në 8 qendra komunitare. Në këto institucione, përparësi i është dhënë procesit të implementimit të paketës së standardeve dhe përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve të ofruara për moshën e tretë. Gjatë vitit 2009 drejtuesit, punonjësit socialë dhe kujdestarët u përfshinë në seminaret e trajnimit të organizuar për kuptimin, zbërthimin dhe zbatimin e standardeve të miratuara në institucionet e përkujdeset shoqëror për të moshuarit. Liri Mëhalla