Festat e fund vitit, 35 mijë emigrantë janë larguar nga porti i Durrësit
Që nga dita e Vitit të Ri, nga Porti i Durrësit janë larguar rreth 35 mijë emigrantë shqiptarë drejt Italisë, ndërkohë që janë futur vetëm 5 mijë të tillë. Shifrat raportohen nga Drejtoria rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës, e cila ende vazhdon zbatimin e masave për përpunimin në kohë të fluksit të udhëtarëve kryesisht në dalje nga territori shqiptar pas festave të fund vitit. Referuar statistikave nga Porti i Durrësit, raportohet edhe sesi prej tij kanë dalë
edhe 16 mijë të huaj pas Vitit të Ri, që do të thotë se shumë prej tyre kanë preferuar ti kalojnë festat në Shqipëri. Ndërsa përsa u përket automjeteve, numërohen rreth 6.300 të tilla shqiptare që kanë dalë nga ky port pas festave të fund vitit, ndërsa të huaja mësohet të kenë qenë rreth 5 400.