E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, vetëvaret bariu 41-vjeçar



GJIROKASTER – Varfëria dyshohet se ka shtyrë drejt vetëflijimit një 41-vjeçar. Arben Demaj nga Kuçova me banim të përkohshëm në fshatin Grapsh të Komunës Dropulli i Poshtëm në Gjirokastër, është gjetur i varur në kasollen e bagëtive mëngjesin e së mërkurës. E shoqja e tij ka qenë e para dëshmitare e trupit të pajetë të bashkëshortit pranë portës së plevicës, duke ua dhënë më pas ulërimave që tronditën gjithë banorët e gjendur aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë. Grupi hetimor ka konstatuar se Demaj i kishte dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni dhe mbingarkese alkoolike. E shoqja deklaroi për policinë se shpeshherë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej familja, e kishte dëshpëruar Demajn, duke e gjetur “shpëtimin” tek alkooli. Demaj prej tre muajsh punonte si çoban me bagëtitë e banorëve të fshatit Grapsh, ku dhe jetonte me qira me familjen. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›