Varret në Sharrë notojnë në ujë
Varret në Sharrë notojnë në ujë. Bashkia e Tiranës, për të zgjidhur problemin e mungesës së vendeve për varre në Sharrë, ka shpronësuar pronarët e një rripi toke. Parcela e re e varrezave në Sharrë ka çuar varret ngjitur me shtëpitë e banimit. Disa banorë, sapo hapin derën e shtëpisë së tyre, shkelin mbi lulet e ndonjë të ndjeri, që e kanë varrosur ngjitur me gardhin e shtëpive. Kjo parcelë është në një vend të pjerrët, ngjitur me kanalet e ujërave të zeza e të bardha. Në çdo moment të ditës shikon ujin që rrjedh. Gropat e reja të varreve të sapohapura janë të mbushura me ujë. Kjo situatë, që rëndohet nga dita në ditë, mund të sjellë që brenda një kohe shumë të shkurtër të zbulohen eshtrat nga rrjedhja e ujërave.
Drejtori i Ndërmarrjes së Funeralit të Tiranës, zoti Pal Doçi, deklaron i bindur se në asnjë nga varrezat e kryeqytetit nuk ka probleme, as në Tufinë dhe as në Sharrë. As fakti që varret e hapura në parcelën e re në Sharrë notojnë në ujë, nuk është problem për të. Për sa kohë që kjo tokë është pronë e shtetit dhe pronarët e tokës janë shpronësuar, për Bashkinë e Tiranës nuk ka problem. Nga ana tjetër, inxhinieri i njësisë bashkiake të Kombinatit, tregon se pjesa e tokës së shpronësuar së fundmi në varrezat e Sharrës, teknikisht nuk është e pranueshme për varreza. "Është vend i papërshtatshëm për varreza", thotë ai. Ndërkohë që banorët e zonës përreth varreve që notojnë, përdorin ujin e puseve që janë ngjitur me këto varre. Por kalimi i ujërave të zeza e të bardha nëpër varre kontaminon shtresat e tokës dhe të gjithë këta banorë rrezikohen nga ndonjë epidemi.