Shkodra, rezerva ushqimore për një javë
27/01/2005 Izoluar me dhjetëra fshatra dhe 30 mijë banorë
SHKODËR – Situata e rënduar, ku rreth 30 mijë banorë janë të izoluar, ka bërë që dje të mblidhet Shtabi i Emergjencës pranë Prefekturës së Shkodrës. Mbledhja e këtij Shtabi nxori në pah dhe lëshoi alarmin se, rezervat ushqimore për gjithë qarkun, nuk mjaftojnë për më shumë se një javë.
Të zgjedhurit lokalë, apel për ndihmë
Në këtë takim, prefekti Ramadan Hasanaj ka njoftuar se janë të zhbllokuara nga dëbora vetëm rrugët nacionale. Rrugët e komunave malore, duke përfshirë edhe ato të zhbllokuara përkohësisht gjatë paradites, janë tërësisht të pakalueshme si pasojë e reshjeve të dëborës, që vazhdojnë të bien apo edhe të orteqeve, ka bërë të ditur Hasanaj.
Mbledhja trajtoi si shqetësues faktin e izolimit të këtyre zonave, vështirësitë për komunikim, mungesën e mjeteve borëpastruese, mungesën e energjisë elektrike etj. Probleme shëndetësore nuk ka pasur, por rezervat ushqimore mjaftojnë maksimumi për një javë, shprehën shqetësimin e tyre, duke kërkuar edhe ndihmë dhe ndërhyrjen e shtetit, pjesëmarrësit në takim.
Për sa i përket marrjes së informacionit nga zonat e izoluara, mësohet se ai realizohet nëpërmjet radiove të policisë.
Lidhur me mundësinë e zhbllokimit të akseve rrugore Tamarë-Vermosh dhe Postrribë–Shalë, në takim u theksua se ajo mund të realizohet me ndërhyrjen urgjente e të paktën tre mjeteve të përshtatshme zhbllokuese, që Prefektura vetë nuk i disponon. I domosdoshëm doli edhe sigurimi i helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë për raste nevoje të dërgimit të ushqimeve dhe të ndihmës mjekësore.
Shkrin dëbora, përmbyten rrugët
Qyteti i më i madh verior është mbuluar përsëri gjatë mbrëmjes së të martës nga reshjet e shumta të dëborës, por reshjet e shiut të rëna gjatë mëngjesit të djeshëm dhe në vazhdim si dhe gatishmëria e mjeteve të Ndërrmarrjes Rruga-Ura kanë bërë të mundur lirimin e rrugëve kryesore nacionale dhe ato rurale. Qytetarëve shkodranë nuk kishte se si të mos iu binte në sy uji i rrugëve të qytetit të tyre për shkak të shkrirjes së dëborës dhe reshjeve të shiut. Shqetësim paraqet pjesa e rrugës së improvizuar pranë urës së Përroit të Thatë në rrugën nacionale Shkodër-Koplik që e ka vështirësuar lëvizjen e makinave. Zonat malore të Shkodrës janë të bllokuara. Rruga nacionale, që lidh Shkodrën me Dukagjinin e Shllakun, Shoshi, Thethi, Shala, Kiri, Temali, Cukali, Prekali janë të izoluara, si pasojë e dëborës së rënë me trashësi mbi 1 metër. Zonat malore kanë mbetur të izoluara edhe nga shërbimi mjekësor si pasojë e bllokimit edhe të rrugëve ndërmjet fshatrave.
Gjendja në qytetin e Koplikut dhe fshatrat përreth është përmirësuar ndjeshëm nga shiu i rënë në ditën e djeshme. Duke iu referuar prononcimit të nënprefektit të Malësisë së Madhe, Gjetë Cutaj, situata është rënduar së tepërmi në zonat malore ku aktualisht janë të bllokuara Vermoshi me komunën e Kelmendit, Tamarës, Selcës, Qafa e Bordolecit, Boga, Vrithi, Razma, zona këto që kanë probleme me rezervat ushqimore dhe medikamente. Ndërmarrja e pastrimit të rrugëve rurale nuk ka mundësi përveçse me lopata për të liruar rrugën. Nënprefekti i Malësisë së Madhe shprehet se një borëpastrues nuk mjafton për lirimin e rrugëve të Malësisë së Madhe.
Në qytetin e Pukës dëbora ka arritur gjer në 70 cm, por nuk ka pasur bllokime në qarkullim. Ndryshe nga mbrëmja e së martës, ku rruga Shkodër-Pukë ka qenë e bllokuar, si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës edhe rrëshqitjeve të saj, dje ndërhyrja efikase e efektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të policisë Shkodër, ka bërë që rruga të jetë e kalueshme, pavarësisht se me zinxhir. Më problematik paraqitet aksi rrugor Fushë-Arrëz – Kukës, ku rënia e orteqeve në Qafën e Plepit dhe Qafën e Malit ka mbajtur të izoluara për një kohë të gjatë mbi 40 makina.
Drejtoria Rajonale Shkodër
Aksi rrugor Shkodër-Qafë Celë dhe Mjedë-Koman. Firma “Geci” disponon për këtë aks rrugor 2 fadroma dhe 10 punëtorë. Drejtoria e Rrugëve ka dërguar një fadromë për aksin Mjedë-Qafë-Celë. Dy mjete të Drejtorisë së Mirëmbajtjes Shkodër po punojnë në askin rrugor Dedaj-Bogë.
Drejtoria Rajonale Kukës
Aksi rrugor Qafë-Çelë - Pukë, Fushë-Arrëz - Qafë Mali, paraqitet me shumë probleme. Në këtë aks po punojnë 3 fadroma dhe dy borëpastruese me 30 punëtorë.
Aksi rrugor Qafë-Mali – Fierzë - Bajram Curri, mirëmbahet nga kontraktori “Geci” me dy fadroma dhe dy borëpastruese.
Në aksin rrugor Qafë-Mali – Kukës - Morinë, po punojnë 4 fadroma dhe 2 borëpastruese. Gjithashtu, kanë arritur edhe dy mjete të ushtrisë.
Në Drejtorinë e Mirëmbajtjes Rruga Tropojë ka në dispozicion 2 fadroma.
Drejtoria Rajonale Dibër
Aksi rrugor Skurraj-Bulqizë-Peshkopi, po mirëmbahet me kontratë nga firma “Albavia”, e cila po punon me 3 fadroma dhe 20 punëtorë. Gjithashtu, dy mjetet e Drejtorisë së Rrugëve në Peshkopi po punojnë në këtë aks së bashku me dy mjete të ushtrisë.
Aksi Milot-Rrëshen-Fushë Arrëz, mirëmbahet me kontratë nga firma “Delia Grup”, e cila po punon me dy borëpastruese, një kamion dhe 8 punëtorë.
Drejtoria Rajonale Korçë
Aksi rrugor Librazhd - Qafë-Thanë, po mirëmbahet nga Drejtoria e Mirëmbajtjes Rruga Librazhd, që ka në punë një fadromë dhe një borëpastruese.
Aksi rrugor Qafë-Thanë - Ploçë, mirëmbahet me kontraktor Sh.A. Rruga Elbasan, ka në punë dy borëpastruese dhe një fadromë.
Aksi rrugor Plloçë-Ersekë-Përmet, mirëmbahet nga Albavia dhe ka dy mjete në punë. Gjithashtu në këtë aks po punojnë edhe dy mjete të Drejtorisë së Rrugëve të Korçës.