Braçe:Ligji për Prokurorinë me garancinë e ndërkombëtarëve
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe vlerësoi të hënën në Kuvend projektigjin "Për prokurorinë", si draftin që ka marrë "një konsensus të gjerë politik, garancinë e faktorit ndërkombëtar. Sipas Braçes ligji është i pranueshëm jo vetëm për PS-në, por edhe për grupet e tjera të interesit dhe sidomos për shoqatën e Prokurorëve. Me këto ndryshime nuk ka përfituar ndonjë parti politike, as partia që është në pushtet. Projekti që prezantohet sot nuk është një ligj që përmbush interesat e PD-së", u shpreh nënkryetari i grupit të deputetëve socialistë. "PS nuk e ka dashur asnjëherë Prokurorinë si pjesë të saj, ne nuk kemi kërkuar ndonjëherë që Prokuroria të shërbejë si parti politike, por si institucion i pavarur profesional dhe efikas. Ne nuk duam prokurori për vete dhe as për PS-në, ashtu si nuk kemi dashur që gjykatat të jetë të pavarura nga partitë politike. Ne duam të respektohet deri në fund parimi i ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve", tha Braçe. Projekti i ligjor për funksionimin e organit të akuzës, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, synon të rregullojë disa aspekte të rëndësishme të pozicionit dhe punës së Prokurorisë, në funksion të misionit të saj kushtetues si organ i centralizuar